Një ditë pasi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha alarmin se kryeqyteti ndodhet në prag të emergjencës nga uji i pijshëm për shkak edhe të të nxehtit të madh, grupet e punës kanë dalë në terren për të prerë lidhjet e paligjshme.

 

Këto imazhe të lidhjeve të ujit vijnë nga zona e Babrrusë. Banorët e zonës i përdornin këto lidhje të paligjshme të ujit për vaditje.

 

 

 

 

Por grupet e ujësjellësit, të mobilizuar edhe nga alarmi i dhënë një ditë më parë, i kanë identifikuar dhe i kanë prerë tubacionet.

 

Të enjten, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për shkak të situatës janë mbledhur grupet e task forcës për të menaxhuar krizën e ujit dhe rrezikun nga zjarret.

 

Si pasoje e rënies se nivelit te ujit nga thatësira, 15% e banoreve te Tiranes  kryesisht ne periferi kane mungesa te ujit. Kryetari i Bashkise ka deklaruar monitorim për ndërhyrjet e paligjshme, lavazhet ndërsa nuk përjashtohet mbyllja e përkohshme e pishinave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *