E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tirana kërkon përjashtimin e gjyqtarit Sokoli: Fjalor fyes dhe racist ndaj lojtarëve tanë

Tirana ka reaguar zyrtarisht pas incidenteve që ndodhen në fundin e takimit me Kastriotin diten e diele ku u kontestua fort gjykimi I arbitrit Olsi Sokoli I cili akordoi një penallti që vulosi fitoren e krutaneve.

Klubi bardheblu akuzon rëndë gjyqtarin Sokoli se ka bërë cdo gjë në mënyrë tendecioze madje ka provokuar me sharje e shprehje raciste sulmin e Tiranës, Ngo.

Reklamë

 

“Klubi i Futbollit Tirana denon ashper gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Pergjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare.KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur.Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.”

Reklamë

 

KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes.

 

“Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë