Tirana Industrial Park, një projekt ambicioz i cili vjen për herë të parë në Shqipëri. Në filozofinë e vet ndërthur logjikën e një parku logjistik me menaxhimin e biznesit duke sjellë në jetë një park industrial. Një nga pikat e forta të këtij investimi i cili vjen në jetë nga “Concord Investment” është edhe pozicioni gjeografik që e bën lehtësisht të aksesushëm nga çdo rrugë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe u vjen në dobi çdo biznesi.
Emirjana Braho, menaxhere shitjesh pranë grupit të investimit “Concord Investment” tha se ky park industrial ka disa kohë që ka filluar të funksionojë. Janë instaluar 63 biznese, 63 magazina të tipologjive dhe gamës të ndryshme, shqiptare dhe të huaja.
Bizneset janë të llojeve të ndryshme duke filluar nga elektroshtëpiaket, ushqimoret, kompani telefonike, banka, logjistikë dhe shumë biznese të tjera.
Pozicioni gjeografik është pika më e fortë e këtij parku.
Braho: Jemi shumë afër me autostradën dhe e bën shumë të aksesueshme lëvizjen e automjeteve, duke qenë se edhe magazinat kanë hapësira magazinimi, prodhimi dhe hapësira shumë të gjera parkimi. Janë të përqendruar të gjithë bizneset në një ambient të vetëm, të përbashkët.
Ky është një inovacion, një koncept i ndërtuar nga grupi “Concord Investment”, i cili ka përdorur standarde bashkëkohore, standarde shumë të larta në pjesën e ndërtimit dhe janë shumë komodë për mënyrën e të bërit biznes. Kanë hapësira shumë të bollshme magazinimi, është lartësia e showroom-eve që i jep shumë akses për pjesën e makinerive dhe për të organizuar edhe zyrat brenda magazinës. I gjithë koncepti është dhe organizimi i vetë magazines, i cili është shumë komod për çdo biznes që është pjesë e “Tirana Industrial Park 1”.
Cilat janë planet e Concord Investment?
Braho: 63 magazina janë duke mirëfunksionuar në këtë park. Grupi “Concord Investment” ka menduar ta zgjerojë këtë projekt. Ne kemi nisur zgjerimin e projektit të parë, me të njëjtin koncept. Pra kemi nisur “Tirana Industrial Park” në zonën e Kasharit. Është po i njëjti conkept, por vjen më i zgjeruar. Është pikë lidhëse edhe për aksesin e rrugës së re Thumanë-Kashar-Lekaj-Fier, është shumë afër me zonat strategjike si me doganën, aeroportin e Tiranës, portin e Durrësit. Ky është një investim i ri dhe presim që përveç fazës së parë që ne kemi nisur, të zgjerohet edhe më tej si projekt.
Showroom-et e dizajnuara për prezantimin e produkteve ndihmojnë bizneset të krijojnë një imazh profesional dhe tërheqës për klientët dhe partnerët. Hapësirat e mëdha dhe moderne për magazinim mundësojnë ruajtjen e mallrave dhe aseteve në kushte të sigurta. Gjithashtu infrastruktura moderne dhe menaxhimi i mirëorganizuar i parkut ndihmojnë në uljen e kostove operative duke e bërë kështu Tirana Industrial Park një pikë kyçe për suksesin e bizneseve.
Tirana Industrial Park 2
Franc Llakaj nga departamenti i shitjeve nga Concord Investment tha se puna në “Tirana Industrial Park 2” është drejt fundit dhe faza e parë e punimeve do të përfundojë në qershor të vitit 2025. Janë mbi 20 biznese të cilat presin të fillojnë aktivitetin në verën e vitit të ardhshëm. Është një sipërfaqe trualli prej 40 mijë metër katror dhe 25 mijë metër katror janë sipërfaqe ndërtimi.
Llakaj: Nevoja e biznesit për tu akomoduar në parqe logjistike, suksesi që patëm me “Tirana Industrial Park 1” e bëri të natyrshme që ne të vazhdonim projektin, por në një vendndodhje tjetër për t’iu përshtatur nevojave të biznesit. Bizneset kanë filluar të bëhen gati që të fillojnë aktivitetin e tyre në verën e ardhshme.
Franc Llakaj tha se në ndryshim nga Tirana Industrial Park 1, nuk ka kolona mes magazinës për ta bërë sipërfaqen më të shfrytëzueshme. Këtu kapanonet janë me sipërfaqe më të madhe.
Por pse klienti ka dëshirë të përqafojë këtë model të të bërit biznes?
Llakaj: Ne vendosëm të bënim pjesën e dytë të Tirana Industrial Park në këtë vendndoshje është patjetër lokacioni. Kemi afërsi me portin, kemi afërsi me dogannën, me Durrësin, aeroportin dhe sigurisht me kryeqytetin. Është një strategji e jona për të ardhur këtu për shkak edhe të aksesit. Duke pasur parasysh se çfarë ne kemi ofruar në Tirana Industrial 1, duke marrë edhe feedback-un e klientëve të mëparshëm kemi bërë përmirësime. Parkimet janë më të mëdha, më të bollshme, mund të përpunojmë deri në 50 trajlera në ditë. Nuk ka kolona mes magazinave, pra për ta bërë sa më mirë shfytëzimin e gjithë sipërqafes dhe aksesi mes showroom-it dhe zyrave ku ne jemi është ajo që na bën atraktiv për gjithë bizneset.
Kjo është faza e parë e këtij projekti sepse momentalisht jemi dhe në projektimin e fazave të mëvonshme dhe në fund mendohet se do të jenë 70 biznese që do të operojnë në këtë vend. Administrimi, siguria 24 orë, aksesi me të gjithë nyjet na bën atraktiv.
Kudo që kemi emrin e “Concord Investment” ka disa politka që kujdesen mjaft mirë për të mbrojtur mjedisin.
Llakaj: Standardi jonë do të jetë gjithmonë në shërbim të biznesit, sa vjen e bëhet më miqësor me natyrën. Kemi instalimin e paneleve fotovoltaike. Ne kemi biznese të huaja të cilat kanë gjetur këtu atë çfarë ka ofruar shteti i tyre dhe kanë vendosur të jenë pjesë e bashkëpunimit me “Concord Investment” për të operuar në kapanonet tona.
Ajo çfarë Concord Investment ka dashur të përcjellë me këtë investim të dytë në “Tirana Industrial Park 2” është prestigji, një standard i lartë dhe një imazh i kuruar për biznesnin shqiptar. /vizionplus.tv





