TikTok mbyllet për një vit, Rama: Do mbrojmë fëmijët nga “rrugaci i lagjes”
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur për një vit platformën sociae Tik Tok. Lajmin e bëri me dije kryeminsitri Edi Rama gjatë konsultimit me prindërit dhe mësuesit pas ngjarjes tragjike te vrasjes së 14-vjeçarit në kryeqytet.
Edi Rama: Do ta mbyllim Tik Tok-un për një vit. Kemi bërë hulumtime në aspkekitn teknologjik na duhet 6-8 javë dhe për një vit ne do ta mbyllim për të gjithë. Gjatë atij viti do të shohim si do veprojnë vendet e tjera dhe si do reagojë vetë Tik Tok-u. Duhet parë se si përdoret atje dhe këtej. Në Kinë nuk sheh bullizëm, në Tik Tok-un që përdoret jashtë Kinës vetëm dhunë. Është rrugaçi i lagjes, ne do ta përzëmë nga lagjja jonë për një vit.
Duke e konsideruar prioritet përkujdesjen ndaj fëmijëve, kreu i qeverisë njoftoi aplikimin e një programi të ri për t’i ardhur në ndihmë të miturve.
Edi Rama: Do ta kthejmë në platformë, çdo institucion duhet të ketë programin specifik për fëmijë, ndërkohë në pediatri po ndërtojmë një program për të çuar shkollën te fëmijët. Pra në spital fëmijët të kenë mundësi të bëjnë shkollën. Kemi program të shkëlqyer me miqtë tanë nga Izraeli.
Rama dha një mesazh edhe për kompanitë e ndërtimit. Sipas tij nuk do jepen më leje për ndërtuesit nëse nuk do të ketë një hapësirë të dedikuar për fëmijët. Edhe taksa do të rishikohet për të mundësuar ndërtimin e kopshteve ose çerdheve./vizionplus.tv




