Subscribe

Dazharia Shaffer, e njohur si “Di” në rrjetet sociale. Konsiderohej në botë si një ndër yjet e “Tik Tok”. Çdo video e saj shihej nga të paktën 1.4 milionë ndjekës. Bëri vetëvrasje. Sipas policisë, ylli i ri i “Tik Tok” kishte kaluar disa muaj mes stresit dhe problemeve të shëndetit mendor. Amerikania ndau videot e fundit me titull “Botimi i fundit”, dhe me nëntitull “Faleminderit për shikimin”.

 

Babai i saj pranoi se ai nuk ishte i përgatitur për këtë situatë dhe është penduar që Dazharia nuk i ndau problemet e saj të shëndetit mendor me të atin. “Ne mund t’i kishim dhënë një zgjidhje”, u shpreh ai pas vetëvrasjes.

 

Por Dazharia nuk është viktima e vetme në “Tik Tok”. Si ajo në gjithë botën për vitin 2021, raportohen raste të shumta. Ajo që ka ngelur në mendjen e të gjithëve vjen nga një adoleshent në Pakistan. Ai donte të përcillte në video një imitim të vetëvrasjes, me armën e një shoku, por nuk ishte në dijeni që ajo ishte e mbushur.

 

Ndërsa një tjetër rast nga Pakistani që vinte po nga e njëjta shoqëri u përplas nga një tren ndërsa po kryente një manovër të rrezikshme. Në Argjentinë një vajzë 10-vjeçare ra nga kati i gjashtë. Ndërsa në Meksikë shokët vranë padashje një 20-vjeçare me armë duke luajtur me të, ndërsa në Itali të gjithë u shokuan nga asfiksia e një vajze 10-vjecare që bëri xhiron e botës. Të gjitha këto raste janë të shënuara në 2021-in.

 

Ndaj autoritetet e shumë vendeve në botë po i kërkojnë rrjetit social kinez të ketë politika më të rrepta në lidhje me imazhet që ndahen atje, sfidat që mund të rrezikojnë njerëzit, si dhe rregulloret në lidhje me moshën në të cilën të miturit mund të kenë akses rrjeti, pasi ky kontroll nuk ekziston dhe ka shumë përmbajtje që nuk janë të klasifikuara.

 

Kundështari më i madh në botë i “Tik Tok” është ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili një vit më parë nisi një fushatë të gjerë për ta ndalur atë, por në një tjetër kuadër. Ai konsideroi pak para se të largohej nga pushteti se, “Përhapja në Shtetet e Bashkuara e aplikacioneve të zhvilluara dhe në pronësi të kompanive në Republikën Popullore të Kinës vazhdojnë të kërcënojë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara.”

 

Por edhe pas urdhrit të tij ekzekutiv, në SHBA, nuk u mor ndonjë masë konkrete. Në Shqipëri, vdekja e një minoreni në Shkodër, dhe publikimi i videove të një gjykatëseje në Elbasan, u kthyen një shënjestrën e opinionit publik në vend. A mund të rrezikosh jetën, karrierën apo diçka më pak, për një video në “TikTok”? Në emisionin “Natën e mirë dhe Paç Fat”, në “Vizion Plus”, diskutohet gjatë për këtë çështje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *