E enjte, 29 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Thjeshtohen proçedurat në doganë; reduktohet koha për kalimin e mallrave

Procedura e kalimit të mallrave në doganë sot kërkon më pak kohë, sipas ministrit të Ekonomisë, Ervin Mete.

 

Reklamë

Gjatë një konference rajonale për lehtësimin e tregtisë, ministri tregoi me shifra se si është reduktuar koha e pritjes në pikat doganore për bizneset, falë edhe kalimit të 34 shërbimeve online.

 

“Thjeshtimi dhe modernizimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit u evidentua edhe në një raport të fundit të bankës botërore, ku rezultoi se koha mesatare e çlirimit të mallrave është reduktuar me 26% në portin e durrësit, si pikë hyrëse, në zyrat doganore kufitare me 20% dhe në doganën e brendshme me 74%”, tha Ervin Mete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë