Belind Këlliçi iu ka bërë thirrje demokratëve që të refuzojnë që të bëhen palë me Lulzim Bashën.

 

Përmes një videoje nga punimet e Kuvendit mbajtur ditën e djeshme, Këlliçi apelon ata që kanë mbetur në krah të Lulzim Bashës që  të çlirohen nga makthi dhe të bashkohen me shumicën.

 

“Thirrje drejtuar miqve dhe kritikëve të mi, anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH. Shikojeni dhe degjojeni mirë këtë video. Mesazhi i shumicës dhe sovranit është i qartë dhe nuk ka asnjë mundësi për keqinterpretim nga askush! Refuzoni të bëheni sot palë me pakicën, e cila të vetmin mjet politik që njeh është përjashtimi i atij që mendon ndryshe. Çlirohuni nga ky makth i pafund dhe bashkohuni me demokratët e thjeshtë, me ata që ju kanë votuar si anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe me ata që kanë bërë betejat krahë jush. Partia Demokratike sot ka nevojë për bashkim më shumë se kurrë”, ka shkruar Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *