Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, thirret në Prokurori. Burime pranë organit te  akuzës konfirmojnë për Vizion Plus, se Shkëlzen Berisha është marre ne pyetje ne orët e mbrëmjes ne Prokurorinë e Tiranës.

 

Mësohet se djali i ish-kryeministrit është pyetur për rreth 30 minuta, rreth skandalit për privatizimin e  OSSHE-se nga kompania çeke. Burime nga organi i akuzës  bëjnë te ditur se Berisha ka mohuar te ketë  lidhje me ketë histori. Thirrja e djalit te ish-kryeministrit nga Prokuroria e Tiranës vjen pas  vendimit te Gjykatës për rihetimin e skandalit te “CEZ” ndërsa çështja i ka kaluar prokurorit Ardian Braho.

 

Me herët Shkëlzen Berisha është thirrur tre here nga Komisioni Hetimor Parlamentar  i ngritur për skandalin “CEZ”, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve te deputeteve, duke refuzuar dhe betimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *