E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Theu rregullin e vetëkarantinimit, gjobitet me 700 mijë lekë një tjetër i ri në Pogradec

Një 29-vjeçar është gjobitur me 700 mijë lekë, pasi theu masën e vetëkarantimit dhe u kap duke qarkulluar me mjet pa autorizimin përkatës.

 

Reklamë

I riu identifikohet si shtetasi me iniciale B.D., banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

 

Ai është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19. Por 29-vjeçari nuk e ka respektuar rregullin.

 

Ndaj këtij shtetasi u bë tërheqja e lejes së drejtimit, bllokimi i automjetit si edhe u ndëshkua me masën administrative në vlerën 700 mijë lekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë