E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Maran i beson Dajsinanit, portieri i Egnatias zgjedhja e parë ndaj San Marinos

Rolando Maran ka marrë vendimin për portën e Shqipërisë në sfidën e radhës ndaj San Marinos.

Tekniku italian ka konfirmuar se Mario Dajsinani do të jetë titullar, duke i dhënë një mundësi të rëndësishme portierit të Egnatias.

Reklamë

Mungesa e Etrit Berishës dhe Alen Sherrit ka bërë që Maran t’i besojë Dajsinanit, i cili tashmë është zgjedhur për të mbrojtur katërkëndëshin kuqezi.

“Më vjen keq që nuk e kam Berishën dhe as Sherrin. Mund të konfirmoj që do të luajë Mario Dajsinani. Është një mundësi e mirë për të”, deklaroi Maran në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Reklamë

Dajsinani, 27-vjeçari i Egnatias, është grumbulluar rregullisht me Kombëtaren, ndërsa kjo sfidë përfaqëson një tjetër mundësi për të fituar minuta dhe për të treguar vlerat e tij në nivel ndërkombëtar.

Më herët, portieri ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë dhe ka luajtur edhe në Kombëtaren A. Tashmë, ai pritet të jetë një nga emrat kryesorë në formacionin e Maranit për përballjen me San Marinon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.