Kronikë
Theu masën “arrest në shtëpi”, pranga 27-vjeçarit që u plagos në Shkodër

27-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së enjtes ka përfunduar në prangat e policisë, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtepi”.
Autori i dyshuar i kësaj plagosjese është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Ai është R. Z. 30 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë, është arrestuar edhe një 32-vjeçar për moskallëzim krimi.
Ndalimi i të riut që mbeti i plagosur është kryer pasi ai ndodhej në arrest shtëpie dhe kishte dale nga burgu me leje të posaçme për efekt të COVID-19.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




