Finalizohet operacioni policor i koduar “Broke”, ndërsa është vënë në pranga një i ri që kishte thyer masën ‘arrest shtëpie’.

 

Policia e Vlorës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Artan Hameti. Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit.

 

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *