The Guardian: Rusia po punon për largimin e Maqedonisë nga NATO

Kremlini po përpiqet gjithmonë e më shumë për largimin e Maqedonisë nga NATO, përpjekje të cilat kanë filluar rreth një dekadë më parë, shkruan britanikja “The Guardian”.
Nga dokumentet e publikuara deri më tani, mësohen edhe përpjekjet e kundërzbulimit serb për mbështetje të nacionalistëve dhe pro-rusëve në Maqedoni.
“Me përdorimin e të gjitha teknikave dhe metodave të të ashtuquajturës ‘fuqia e butë’, si pjesë e strategjisë së Federatës Ruse të Ballkanit, qëllimi është izolimi i vendit (Maqedonisë) nga ndikimi i Perëndimit”, shkruhet në një dokument.
Sipas njërit nga raportet, të përgatitura në fillim të vitit për shefin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski, është shkruar se në nëntë vitet e fundit Maqedonia është “nën propagandë të fuqishme armiqësore dhe aktiviteteve kundërzbuluese të zbatuara nga Ambasada e Rusisë në Maqedoni”, shkruan “The Guardian”.
Fillimi i aktiviteteve ruse në Maqedoni përkon me regresin e përpjekjeve të Maqedonisë për hyrje në NATO në vitin 2008, kur Greqia i vendosi veto për shkak të kontestit me emrin
\




