E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Territorialja/ Debate në parlament, PD: Nuk kemi bojkotuar. PS: Opozita ka kohë deri në mbrëmje

Partia Demokratike kërkoi në fillim të seancës plenare heqjen nga rendi i ditës të ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Reformës Territoriale. Bashkëkryetari i këtij komisioni Luçiano Boçi sqaroi se opozita do të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit, ndaj nuk ka asnjë arsye që t’i hiqen të drejtat që ka aktualisht.

“Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk i merrni? Vijnë këtu anëtarët e komisionit të posaçëm dhe firmosin ndryshimin e përbërjes së komisionit. Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale”, tha Boçi.

Reklamë

Por ndryshimi i qëndrimit të PD dhe gatishmëria e tyre për tu bërë pjesë e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, u prit me skepticizëm nga socialistët, të cilët vendosën të mos e heqin projekt-vendimin nga rendi i ditës.

“Ne po ju themi, nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na e thoni deri në darkë, se në mëngjes keni mend të tjera, në darkë mend të tjera”, tha kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Mbetet për tu parë se si do të veprojë PS në mbrëmje kur të votohen ligjet e parashikuara në rendin e ditës; nëse do ta tërheqë projektvendimin e do të tentojë sërish për një reformë konsensuale apo do t’i heqë PD barazinë e anëtarëve dhe bashkëkryetarin e do të vazhdojë e vetme.

Më shumë video

Reklamë