Subscribe

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për tërmetin e 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe ka dërguar dosjen në gjykate për 16 persona

Ata akuzohen për vrasjes nga pakujdesia e parashikuar nga neni 85 i kodit penal, siç është rasti i familjes Lala, ku humben jetën 8 persona nga e njëjta familje.

Ramiz Shehu do të gjykohet për këto akuza pasi ishte projektuesi dhe zbatuesi të punimeve të ndërtimit pa leje të banesës së familjes Lala. Për këtë ngjarje është ndjekur penalisht edhe Nevjana Isufi, e cila akuzohet për falsifikim dokumentash po për rastin e familjes Lala.

Akuza të tjera që rëndojnë mbi 16 ish-zyrtarë apo ndërtues janë ato të ndërtimit pa leje, shpërdorimit të detyrës, vrasjes nga pakujdesia dhe falsifikimit të dokumenteve.

Nga ana e organit te akuzes u dërguan për gjykim:

Ramiz Shehu, Nevjana Isufi, Abdulla Osmani, Ruzhdi Xheka, Arben Isaku, Aldo Dakoveli, Artur Terziu, Artur Çela, Klajdi Lame, Flamur Gjuzi, Albrend Qetka, Skerdi Bello, Artenis Malko, Deshira Qato, Arben Qato dhe Kujtim Hasa.

Ndërkohë, është pushuar çështja për Defrim Celamin dhe Ahmet Dodën, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *