Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për të nëntën ditë radhazi kabinetin qevritar ku ka diskutuar masat që do merren pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku 51 humbën jetën dhe mbi 900 u plagosën.

 

Në fjalën e mbajtur Rama njoftoi se prcesi I pastrimit po mbyllet e se shumë shpejt do të rifillojë ndërtimi i lagejve të reja. Ai ngriti si shqetëim mungesën e fuqisë punëntore në vend ndërsa la të hapur mundësinë e ardhjes së fuqisë punëtore nga jashtë.

 

“Procesi i ndërtimit kërkon fuqi të madhe punëtore. Nga eksperienca dhe çfarë kam parë nga kompanitë, kemi probleme në fuqitë punëtore në ndërtim. Duhet përfituar që të kërkojmë fuqi punëtore të huaj, në rast se del nevoja për fuqi punëtore. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datën 19 duhet të kalojë paketa për aksesin në fuqi punëtore, që kompanitë të marrin nga jashtë. Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi. Ia kemi kërkuar që të nisë puna kompanisë turke ku presidenti turk ka dhënë pëlqimin për të ndërtuar 500 apartamente.”

 

Kreu I qeverisë bëri të ditur gjithashtu edhe lagjet se ku do të ndërtohet në Tiranë e në Durrës.

 

“Do vijojmë ndërhyrjen dhe në Durrës, në vijën bregdetare. Tirana në zonën e ‘5 Majit’ duhet rishikuar në funksion të situatës një plan i kahershëm që kemi pasur. Pallatet e vjetra në Kombinat duhet të hidhen në tokë, dhe ato pallatet sovjetike. Aty kemi një pol të ri për të ndërtuar, tek ‘5 Maji’, apo dhe te ish-Uzina e Auto-traktorëve. 4949 banesa janë dëmtuar në Durrës në total. 6121 në Tiranë. 1171 në Durrës të pabanuara dhe 660 në Tiranë, këtu kemi mbyllur pjesën e bonusit. Në Durrës duhet të mendojmë mirë pasi nuk ka apartamente, janë të shitura”

 

Sa I takon qëndrimit të banorëve në hotele, kreu I qeverisë nënvizioi se brenda janarit të gjitha familjet duhet të jenë spostuar në shtëpi me qera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *