Kryeministri Edi Rama organizoi pasditen e kësaj të mërkure një pritje në Pallatin e Brigadave me miqtë e Shqipërisë, ambasadorët e akredituar në Tiranë.

 

Kreu I qeverisë pohoi se Shqipëria ende nuk e ka një faturë në lidhje me bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Rama tha se fatura është e lartë dhe se po punohet duke bërë verifikimet ndërsa nënvizoi se ajo mund të përballohet vetëm me ndihmën e vendeve partnere.

 

“Ende nuk e kemi një bilanc të dëmeve, po punojmë duke bërë verifikimet dhe duke formuluar faturën. Fatura është e lartë dhe besoj që ndani edhe ju me mua, që këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. I jam mirënjohës KE-së që vuri në lëvizje një mekanizëm për një shumë të parë, shpresoj që do të pasohet nga të tjera. U jam mirënjohës shumë udhëheqësve për të organizuar konferencë të madhe donatorësh për të mbështetur Shqipërinë. I kam mirënjohës presidentit turk që mori një angazhim solemn, personalisht për të angazhuar edhe vende të tjera të atij krahu të botës.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *