Subscribe

Nje pjese e madhe e territorit te vendit është tronditur pasditen e se shtunës nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 rihter. Lëkundjet më të mëdha janë ndier më së shumti në Tiranë, Krujë, Mat, Pukë e Shkodër. Sipas Institutit te Sizmologjisë, epiqendra ka qene në Kurbnesh të Mirditës.

 

Paniku tek qytetaret ka qene mjaft i madh veçanërisht tek ata qe gjendeshin ne ndërtesa te larta. Per fat te mire nuk ka pasur te lënduar dhe deri tani nuk raportohen as dëme.

 

Specialistet e sizmologjisë thonë se lëkundjet e kësaj të shtune kane qene te forta, e mundësitë për nje termet tjetër që e kalon magnitudën 4 rihter, janë shumë të pakta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *