Subscribe

Aleatet e Partise Demokratike kane pranuar kompromisin per te mos ndryshuar sistemin zgjedhor edhe  pse ata kane qene kritiket me te forte te sistemit proporcional me lista te mbyllura.

Kryetaret e partive te grupimit opozitar shpjegojne se kjo terheqje eshte e vlefshme vetem ne rast se ka zgjedhje te parakohshme te cilat jane prioritet tashme per te djathten.

 

DASHAMIR SHEHI

 

KRYETAR I LZHK

 

 

Eshte koha per ti dale perballe kesaj qeverie e per te pretenduar me cdo kusht zgjehdje te parakohshme. Per hir te kesaj pune po sakrifikohet nje system I cili per mua nuk ehste funksional. Prej vitesh kam pretenduar qe duhet ndryshuar. Ne shkembim te kesaj pranojme edhe me kete sistem.

 

 

AGRON DUKA

 

KRYETAR I PAA

 

Dhe nese do te kete zgjehdje te parakohshme ndoshta nuk premton koha qe te mund te hyhet ne zgjehdje te parakohshme me nje system te ri zgjedhor.

 

Mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme eshte motivi kryesor i opozites ne kete vit qe ka nisur e aleatet e Bashes pranojne te hyjne edhe me Edi Ramen kryeminister.

 

 

DASHAMIR SHEHI

 

Ore une shkoj edhe me dreqin ne zgjedhje,  por une gjykoj qe ky njeri deri ne fund do te pengoje jo vetem zgjedhjet por edhe Shqiperine.

 

 

AGRON DUKA

 

 

Ndoshta eshte me e rendesishme ose prevalon nevoja e zgjehdjeve te parakohshme per zgjidhjen e krizes, nese ka rezultate konkrete pikerisht ne ato kushte qe ka pasur opozita. Nuk jam kurre dakord nese nuk ka masa konkrete ndaj krimit zgjedhor.  

 

 

Ne kete situate te pakten per disa muaj debate brenda opozites per ndryshimin e sistemit zgjedhor eshte mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *