Një furgon i Drejtorisë së Burgjeve është përplasur me një makinë, teksa transportonte tre të burgosur. Aksidenti është shënuar në fshatin Qesarat, në aksin Tepelenë-Mallakastër.

 

Si rezultat i përplasjes, një polic ka mbetur i plagosur, ndërsa të burgosurit nuk kanë pësuar lëndime.

 

Efektivi i policisë është dërguar për në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Nuk dihet ende identiteti i të burgosurve që ishin brenda në furgon.

 

Nderkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *