E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentuan të kalonin drogë të veshur si policë, arrestohen 5 persona, 2 në kërkim

Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kurila”, nga ku ka arrestuar 5 persona si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi tentuan të kalonin drogë të veshur me uniforma policie drejt Greqisë.

 

Reklamë

Operacioni  u ndërmorë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me ato të Kufirit dhe Migracionit dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë pas një hetimi një mujor.

 

Reklamë

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit: M.Z, 28 vjeç, A.K, 30 vjeç, banues në Korçë, B.D, 36 vjeç, të tre banues në Korçë si dhe  K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë dhe D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.

 

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit: R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe  M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”.

 

Sipas policisë shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.

 

Ndërkohë po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë