Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Vila” ku u kapën në flagrancë dy persona që po tentonin të vidhnin një banesë vilë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Policia bëri me dije se pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar u bë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas  në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë (pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për t’i transportuar.

 Konkretisht :

– Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin

– E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

 

Këta 2 shtetas, sipas policisë, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull  Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si:

 

–  frigorifer

– tavolinë

–  karrike

– lavatriçe

– disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake

– etj.

 

Gjithashtu, Policia ka bërë me dije se të arrestuarit,  janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë:

– Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.

– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

 

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Vjedhje” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

 

Sakaq, në njoftimin e policisë thuhet se gjatë natës vijuan edhe kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim  ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

 

Kontrolle nga ku u shoqëruan nw amientet e policisw 7 persona kryesisht me preçedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *