E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tentoi t’i shpëtonte policisë, aksidentohet automjeti/ 1 i vdekur dhe 17 të plagosur në Greqi

Një kamionçinës që përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë në verilindje të Greqisë u përplas me një rrethojë, duke vrarë një emigrant dhe duke plagosur 17 të tjerë, përfshirë shoferin, tha policia greke të dielën.

 

Reklamë

Shoferi gjeorgjian i kamionçinës ishte nisur drejt perëndimit kur u përplas me një postbllok policie në autostradën kryesore Egnatia. Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.

 

16 migrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk u plagos rëndë, u dërguan në spitalet aty pranë. Ata thanë se ishin sirianë, thotë policia. Identiteti i viktimës nuk u bë i ditur.

 

Në të njëjtën kohë, policia greke ndaloi edhe një automjet me katër migrantë dhe një tjetër me tre persona që nuk ishin migrantë që me sa duket shoqëronin dy automjetet e tjera.

Të tre, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër janë arrestuar, tha policia greke./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë