E martë, 13 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tensionet në veri të Kosovës/ Shefi i NATO-s bisedë me Vuçiç: KFOR i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti

Shefi NATO-s Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

 

Reklamë

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stoltenberg.

 

Reklamë

Përmes një reagimi në Twitter ai ka shkruar se të gjitha palët duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

 

Ai shprehet gjithashtu se KFOR qëndron i gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment nëse rrezikohet stabilitieti.

 

“Fola me Presidentin e #Serbisë @avucic për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.
@NATO_KFOR qëndron i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e @OKB”

Vazhdo të lexosh

Reklamë