E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Tensionet në veri/ Lajçak njofton vizitën në Uashington, diskutime për zgjidhjen e situatës

Tensionet vijojnë në ditën e tyre të 25 në komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës. Një bombë molotov raportohet të jetë hedhur  në Zveçan ,por nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Po ashtu një tjetër  person është arrestuar  si dyshuar  për sulmn ndaj gazetrëve  në Leposavic.

 

Reklamë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar  nëpërmjet një postimi në rrjete sociale  se do të udhëtojë për në Uashington, për të biseduar  në lidhje  me situatën në veri të Kosovës.

 

“Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”

 

Ai tha se për situatën në Kosovë ka biseduar edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

 

“Të dy jemi pajtuar se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm që duhet të ndërmerren për përshkallëzimin e situatës”.

 

Që nga 26 maji, tensionet në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur. Kjo ndodhi  pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale  në mbrojtje të policisë së Kosovës , mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.Ndërsa më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë