E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 10 minuta më parë
Bota

Tensionet Izrael-Iran, kryeministri britanik: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme

Kryeministri Keir Starmer tha se Britania po vendos mjete në Lindjen e Mesme, përfshirë avionë luftarakë, pas tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

“Ne po zhvendosim mjete në rajon, përfshirë avionë luftarakë, dhe kjo është për mbështetje emergjente”, u tha Starmer gazetarëve.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka avionë luftarakë RAF në rajon si pjesë e Operacionit Shader. Duke folur me gazetarët, Keir Starmer theksoi gjithashtu se situata po evoluonte me shpejtësi dhe se po zhvilloheshin diskutime intensive me aleatët në të gjitha nivelet.

“Mesazhi i vazhdueshëm është të ulet tensioni”, tha ai.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë