Tensione te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë dhe njollosin godinën: Turp

Studentët dhe të rinjtë po protestojnë këtë të martë para godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë, për të kundërshtuar problematikat që prekin të rinjtë dhe sistemin arsimor.
Protesta kombëtare u thirr nga organizatorët, të cilët u bënë apel studentëve nga të gjitha qytetet e vendit, si dhe qytetarëve të tjerë, t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre.
Protesta nuk ka kaluar pa tensione. Pas grumbullimit para ministrisë, studentët kanë nisur të godasin godinën me vezë, tullumbace të mbushura me ujë dhe bojë.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.
Deri më tani, protesta vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim nga institucionet për kërkesat e studentëve dhe të rinjve.
/vizionplus.tv




