E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Temperaturat zbresin deri në -3 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -3 gradë celcius.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë