Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

Telefonata që ndryshoi Lindjen e Mesme, zbulohet biseda midis Trump dhe Netanyahut para sulmit në Iran

4 Mars 09:48

Një telefonatë midis Benjamin Netanyahut dhe Donald Trump më 23 shkurt thuhet se ishte një moment përcaktues për situatën në Lindjen e Mesme, sipas një raporti nga Axios, duke cituar burime të njohura me bisedën.

Kryeministri izraelit i telefonoi presidentit amerikan në fillim të javës së kaluar për ta informuar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të takohej në Teheran të shtunën në mëngjes me këshilltarët e tij të lartë.

Ky informacion krijo, sipas vlerësimit izraeli, mundësinë e goditjes së të gjithëve së bashku, në një sulm të vetëm.

Raporti i Axios e përshkruan bisedën e 23 shkurtit si “telefonata që ndryshoi Lindjen e Mesme” dhe thotë se Trump urdhëroi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) të shqyrtonte informacionin që kishte ardhur nga inteligjenca ushtarake izraelite. CIA thuhet se konfirmoi besueshmërinë e informacionit..

Deri të enjten, të njëjtën ditë që të dërguarit e Trump u takuan me negociatorët iranianë në Gjenevë, CIA kishte konfirmuar përfundimisht se të gjithë këta njerëz do të ishin së bashku dhe se mundësia duhej shfrytëzuar, tha një burim për Axios.

Pas takimit në Gjenevë, të dërguarit e presidentit amerikan e informuan atë se negociatat nuk po shkonin askund.

“Këta njerëz na kanë treguar se nuk janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje me të cilën ju do të jeni të kënaqur”, thuhet se i thanë Trump.

Të nesërmen, pasi përcaktoi se negociatat nuk po funksiononin dhe se informacioni mbi Khamenein ishte i besueshëm, thuhet se Trump më në fund dha urdhrin për sulmin.

Axios citon gjithashtu një zyrtar amerikan i cili pretendon se SHBA-të dhe Izraeli fillimisht e planifikuan sulmin për në fund të marsit ose në fillim të prillit, në mënyrë që administrata amerikane të kishte kohë për të ndërtuar mbështetje midis opinionit publik amerikan.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Netanyahu kërkoi përshpejtimin e sulmit, duke paralajmëruar se udhëheqësit e opozitës iraniane që ishin të fshehur rrezikonin të vriteshin nga regjimi.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Netanyahu trump

Nga e njëjta kategori

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

më shumë...

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

më shumë...

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja ç’ndodh, s’bindet gjykata me ato prova!

më shumë...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për mbështetjen ndaj Iranit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen...

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.