Kohë jo të mira pas për futbollistin spanjoll pas ndarjes nga Shakira. Transferimi i Superkupës së Spanjës në Arabi është nën dyshime, për këtë arsye Garda Civile kërkoi gjurmimin e disa prej llogarive të Gerard Pique, i cili ndërhyri përmes kompanisë së tij Kosmos në diskutimin për ndryshimin e vendit të eventit. Objektivi i hetimit është të zbulojë nëse ish-lojtari i Barcelonës i ka dhënë dhurata apo donacione ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, apo drejtorëve të tjerë të organizatës për negocimin.

Ish-lideri gjithashtu po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Garda Civile thekson se ndërmjet qershorit 2019 dhe marsit 2022, një llogari e FC Andorra ka marrë 3.4 milionë euro nga llogaria e Kosmos në të cilën janë marrë komisionet nga kompania Sela dhe specifikon se shuma e transferuar në klub është më shumë se një e katërta e të ardhurave të marra nga shoqëria saudite.

Gerard Pique pas tërheqjes nga futbolli ka qënë ende në qëndër të vëmendjes pas ndarjes nga ylli i muzikës botërore, Shakira. Ish mbrojtësi ka vendosur që të kthehet përsëri në futbollin e luajtur me një rol më aktiv se ai i presidentit. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili është pronari i klubit të FC Andorra, por edhe i kompeticionit të futbollit të sallës me rregulla të veçanta, “Kings League”, ka vendosur që të nisë një etapë të re si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *