Subscribe

Marrëveshja e Policisë së Shtetit me Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit pritet të sjelle gjetjen dhe identifikimin e trupave të zhdukur gjatë regjimit kominist në Shqipëri.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano tha se do të angazhohet një ekip policor që do të merret me gjetjen dh zhvarrosjen e trupave.

 

GLEDIS NANO

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE

 

Në përfundim, theksoj se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, referuar nenit 2 të Ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, ku përcaktohet misioni i saj, duke vlerësuar kapacitetet aktuale të strukturave të Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave qendrore dhe vendore të saj, do të vendosë në dispozicion të ekipit që do të merret me procesin e gjetjes dhe zhvarrimeve, specialistë të policisë shkencore, specialistë për hetimin e krimit, ndihmësspecialistë të policimit në komunitet, si dhe shërbimin e patrullës së përgjithshme, të cilat do të garantojnë rendin dhe sigurinë gjatë këtij procesi.

 

Drejtuesja e Autoritetit te dosjeve tha  se kjo nismë vjen nga kërkesa e familjarëve të personave të zhdukur.

 

GENTIANA SULA
AUTORITETI I DOSJEVE TE SIGURIMIT

Ne jemi ndeshur me kërkesat e familjarëve. Jemi munduar që të bëjmë maksimumin që të qartësojmë fatin përmes kërkimeve arkivore, por njëkohëshsit është parë e udhës që çështje të tilla kaq komplekse dhe të vjetra, të mbartura, të kenë bashkëpunimin jo vetëm tuajin, por edhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese për të cilat ne po punojmë.

 

Kjo është marrëveshja e parë me policinë e shtetit mbi viktimat e komunizmit e cila pritet të hedhë dritë mbi krimet ende të pazbardhura nga regjimi monist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *