E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi”/ I derguari britanik për Ballkanin takon Presidenten Osmani

I dërguari i Britanisë së Madhe për ballkanin perëndimor, Stuart Peach është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani dhe të tjerë zyrtarë të lartë.

 

Reklamë

Kryetarja e shtetit ka theksuar edhe njëherë përkushtimin e Kosovës ndaj dialogut, duke nënvizuar se ky proces duhet t’i trajtojë palët në mënyrë të barabartë.

 

Reklamë

Presidentja Osmani gjithashtu e konsideron jo serioz angazhimin e Serbisë, pasi nuk i ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara mes palëve.

 

Nga ana tjetër, diplomati britanik ka shprehur mbështetjen për vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e bashkimit evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë