Bota
Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi/ Të paktën 6 viktima dhe 20 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën gjashtë persona janë vrarë, pasi një sulmues ka hapur zjarr në një shkollë në Rusi.
Reklamë
Të shtënat kanë ndodhur në qytetin Izhevsk, në Rusinë qendrore, teksa Ministria e Brendshme ruse tha se edhe 20 persona, përfshirë edhe fëmijë, janë plagosur.
Reklamë
Veturat e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet e sigurisë janë parë në vendin e ngjarjes.
Të shtënat raportohet se kanë ndodhur në shkollën me numër 88, ku mësojnë pothuajse 1.000 nxënës dhe punojnë 80 mësimdhënës.
Sulmuesi raportohet se ka vrarë veten dhe motivi i të shtënave është ende i paqartë./rel
Vazhdo të lexosh
Reklamë




