Ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hanës së Kuqe që të ndërhyjnë me urgjencë për situatën aktuale me virusin COVID-19 në Pazarin e Ri, ku thuhet se qytetarë po “lihen të vdesin pa asnjë ndihmë, madje edhe të bllokuar nga shteti serb”.
Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se Beogradi akuzohet se po kryen “genocid me covid19” ne kete qytet te banuar nga boshnjake dhe shqiptare, ndërsa shton se në spital mungon oksigjeni.
Sipas tij, llogariten mbi 200 viktima në dy komuna, por shifra e saktë fshihet nga autoritetet.
Breaking News! Gjendje katastrofale nga covid19 ne Pazarin e Ri! Beogradi akuzohet se po kryen genocid me covid19 ne kete qytet te banuar nga boshnjake dhe shqiptare! Ne spitalin e qytetit jane te shtruar 365 te semure. Nga 1200 punjonjes qe ka ne organike spitali, ne pune jane vetem 70. Ne spital mungon oksigjeni. Te semuret vdesin korridoreve dhe ne sheshin e qytetit. 114 persona kanë vdekur për 10 ditë e raportimet e pavarura thonë rreth 20. Sipas informacioneve më të reja të bashkësise islame, mesatarisht gjatë një dite, dhjetë njerëz kanë vdekur në N Pazar dhe Tutin që nga mesi i qershorit. Logariten që ka mbi 200 të vdekur në këto dy komuna. Por duke marrë parasysh se një gjndje e tillë eshte edhe ne komunen e Sjenicës, numri sillet mbi 300 të vdekur. Por duhet theksuar se askush nuk jep informacione të sakta, pra fshihen nga pushtetarët Beogradi bllokoi ndihmat nga Bosjna dhe Turqia. Qytetet me shumice shqiptare, Tutini dhe Senica nuk kane spital fare. Klika Vuçiç-Brnabiq fallsifikon te dhenat dhe ul me disa here vdekjet e panumerta te te semurve me Covid19.”
Ish-lideri demokrat e konsideroi një akt të mirëfilltë racizmi etnik fetar, “një genocid të vërtetë”.
“Denoj kete qendrim çnjerezor rracist te klikes Vuçiç- Brnabiq ndaj banoreve boshnjak dhe shqiptar te Pazarit te Ri si nje akt te mirefillte racizmi etnik fetar genocidi te vertet. Bej thirrje Organizates Boterore te Shendetesise, Kryqit te Kuq Nderkombetar dhe Gjysem Hanes te Kuqe te nderhyjne me urgjence per te luftuar katastrofen njerezore qe po zhvillohet ne Krahine e Sanxhakut. U bej thirrje Komisionit per te Drejtat e Njeriut te OKB, Parlamentit Europian dhe Keshillit te Europes te ushtrojne presion te forte ndaj Beogradit per te nderprere menjehere qendrimin e tij racist dhe ushtrimin e genocidit me covid 19 ndaj popullit te Krahines se Sanxhakut qe po ndeshkohet nga Beogradi per shkaqe etnike dhe fetare. U bej thirrje perfaqesuesve te vertet te popullit te Sanxhakut te mbledhin me urgjence te gjitha provat dhe te bejne gati dosjen per te paditur kliken Vuçuç-Brnabiq per qendrim racist dhe genocid ndaj popullit te Sanxhakut duke perdorur injorimin e Epidemise se covid 19 per qellime shfarosese.”