Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë kryer pasditen e kësaj të hëne homazhe në nder të qytetarëve që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Homazhet u mbajtën përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa nuk kanë munguar pankartat, të cilat fokusoheshin tek keqmenaxhimi i kësaj situate nga ana e qeverisë.

Po ashtu, në nder të viktimave, të rinjtë kanë ndezur edhe qirinj.

Të shumta kanë qenë akuzat e demokratëve adresuar qeverisë lidhur me masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së virusit. Sipas PD, qeveria po tregohet indiferente dhe po luan me shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *