E diel, 11 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të paktën 35 persona të vdekur pas shpërthimit në një tubim politik në Pakistan

Të paktën 35 persona janë vrarë, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur gjatë një tubim politik të dielën në Pakistan.

 

Reklamë

Besohet se rreth 200 persona janë plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur në rajonin Bajaur, ku ka qenë duke e mbajtur tubimin partia islamiste Jamiat Ulema-e-Islam-Fazl (JUI-F), raporton REL.

 

Reklamë

Autoritetet e kanë bllokuar zonën dhe kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

 

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë parë, po ashtu, në zonën ku ka ndodhur incidenti, derisa policia nuk e ka konfirmuar ende shkakun e shpërthimit.

 

Zyrtarët lokalë kanë thënë se lideri rajonal i partisë JUI-F Maulana Ziaullah, është vrarë në shpërthim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë