Subscribe

Shumë famile të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, i kalojnë netët në çadra edhe pse temperaturat janë shumë të ulëta.

 

Vizion Plus udhëtoi drejt fshatit Mazhë të njësisë administrative Bubq të Krujës, ku banorët thone se ky dimër ka qenë me i vështiri për ta.

 

 “Dimri eshte i ftohtë,  padiskutim me i vështiri qe kemi kaluar duke qene se u goditen nga termeti. Por nuk kemi se cfare te bejme.”

 

Edhe pse autoritetet u kanë ofruar banorëve akomodimin në një kompleks, ato refuzojnë të largohen nga prona e tyre me arsyetimin se nuk mund ta lënë bagëtinë.

 

 

Banor 1

“Jo unë nuk largohem , të shkoj e të futem atje si në burg, kam pulën, kam lopën ketu, kam te gjith bagetite.”

 

 Banor 2

“Nuk iki unë sepse kam bagëtinë, kam gjënë e gjallë.”

 

Në njësinë administrative Bubq të Krujës, janë rreth 25 familje që banojne akoma në çadra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *