E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të jemi në një zë me Kosovën”/ Begaj kërkon ndihmën e homologëve të rajonit

Gjatë punimeve të forumit të prespës të mbajtur në Ohër, presidenti Bajram Begaj pati takime me tre homologët e tij, të Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Bisedimet mes krerëve të katër shteteve u përqendruan te situata në veri të Kosovës dhe tek rrëmbimi i tre policëve nga autoritetet serbe.

 

Reklamë

Begaj theksoi nevojën për të qenë të bashkuar në ndalimin e provokimeve të ndryshme, që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.

 

Po aq, mes krerëve të shteteve u fol edhe për bashkëpunimin mes vendeve të ballkanit perëndimor, për të ruajtur paqen dhe për të përballuar pasojat e luftës në Ukrainë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë