Subscribe

Sezoni i ri në Vizion Plus ngre siparin e tij këtë të hënë me formatin satirë “Fake Off”.

 

Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli, dy figura mjaft popullore dhe të dashura të humorit shqiptar, rikthehen sërish bashkë në moderimin e formatit të përditshme të trajtuar në formën e një post-edicioni informative.

 

Nga e hëna në të premte, ora 19:35 në Vizion Plus “Fake Off”, një parodi e lajmeve të përditshme, do të satirizoj dhe thumbojë politiken, aferat korruptive,  abuzimet me pushtetin, si edhe çdo fenomen tjetër  negativ që e ndeshim në shoqërinë tonë.

 

Duke nisur nga nesër me Gonin dhe Xhefrin, bashkudhëtarë, do të qeshim, argëtohemi e njëkohësisht do të ndërgjegjësohemi mbi gjithçka na rrethon. Do t’u sjellim edhe zërin qytetar çdo ditë përmes mikrofonit të Sonit dhe intervistave të tij pikante rreth temave më të përfolura të realitetit.

 

Që në sezonin e tij të parë në Vizion Plus audienca e ndoqi e komentoi gjerësisht Fake Off-in, ndaj dhe rikthimi i tij në Vizion Plus do të jetë një tjetër sukses i garantuar i këtij sezoni të ri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *