Nga The Economist 

Përktheu: VizionPlus.tv 

Lexo edhe :

Related Posts

Për muaj të tërë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka rezistuar presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar për të furnizuar Ukrainën me raketat e famshme Taurus. Ato janë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe një saktësi të mahnitshme në goditjen e objektivit.

Të dëshpëruar për të ndihmuar një Ukrainë gjithnjë e më të rrethuar, disa aleatë kanë sajuar skemat e tyre për t’i ndryshuar mendjen Gjermanisë.

David Cameron, sekretari i jashtëm i Britanisë ka shprehur gatishmërinë për të dërguar më tepër raketa Storm Shadoë në Ukrainë nëse Gjermania nga ana e saj vendos të dërgojë raketat Taurus.

Megjithatë zoti Scholz refuzon të lëvizë, të paktën për momentin.

Por, çfarë janë raketat Taurus dhe pse qeveria gjermane heziton t’i dërgojë ato në Ukrainë?

Furnizimi me armë në Ukrainë është ngadalësuar muajt e fundit, pjesërisht për shkak të ngecjes së një ndihme prej 60 miliard dollar amerikan që ka ngecur në Kongres.

Raketat Storm Shadow të Britanisë së Madhe dhe francezet “Scalp” janë raketa curise me rreze të gjatë, të ngjashme me Taurus të Gjermanisë. Por si Britania ashtu edhe Franca kanë dërguar një numër të kufizuar të këtyre raketave në Ukrainë. Ndërkohë, Gjermania ka gjendje 150 raketa Taurus që mund t’i dërgojë menjëherë.

Taurus është një armë veçanërisht e fuqishme. Ka një distancë prej 500 km, krahasuar me më pak se 300 km (të paktën zyrtarisht) për Scalps dhe Storm Shadows.

Raketat gjermane fluturojnë më pak se 50 metra mbi tokë, gjë që e bën të vështirë zbulimin nga radarët. Ka një saktësi goditje të objektivit prej vetëm 5 metrash.

 Raketat Taurus nuk kërkojnë një sinjal satelitor: ato përdorin përputhjen e konturit të terrenit – duke krahasuar imazhet e tokës mbi të cilën fluturojnë me një arkivë gjigante imazhesh që kanë të ngarkuara në sistem duke u orientuar pikërisht në këtë formë.

Rrezja e tyre e gjatë i bën gjithashtu më të sigurt për pilotët e avionëve luftarakë kur i lëshojnë.

Raketat Taurus mund të jenë shumë efektive kundër postave komanduese dhe qendrave logjistike, si dhe urës strategjike të Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë kontinentale.

Raketat kanë sisteme të avancuara të afta për të numëruar sa shtresa bunkeri kanë depërtuar. Kjo do të thotë se ato mund të bëjnë më shumë dëme në objektiva komplekse – si urat.

Megjithatë, Scholz argumenton se furnizimi me raketa Taurus do ta bënte Gjermaninë një “palë në luftë”, sepse, sipas tij, ushtarët e Bundeswehr-it do të duhej të ishin në terren për të trajnuar ukrainasit.

Shumë kanë dhënë argumentet e tyre kundër qendrimit të Scholz, por ai nuk tundet dhe ai ka publikun në anën e tij. Në një sondazh nga ard Deutschlandtrend të kryer më 7 mars, 61% e të anketuarve kundërshtuan furnizimin me raketa Taurus në Ukrainë (megjithëse shumica e votuesve të Gjelbër dhe Fdp ishin pro).

Propozimi britanik mund t’i ketë ofruar kancelarit një rrugëdalje, por ai duket se nuk është i gatshëm ta pranojë atë.

Scholz në të kaluarën i ka rezistuar presionit për të dërguar armë të fuqishme gjermane në Ukrainë, siç janë tanket Leopard.

Dhe raketat Taurus gjithsesi kanë fituar një status totemik që për disa mund të duket një shpërqendrim nga nevoja e dëshpëruar e Ukrainës për predha artilerie të teknologjisë më të ulët. Por kancelari duket se nuk ka plan të ndryshojë mendje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *