Mbrëmjen e kaluar është mbajtur premiera e “Beauty and The Beast/ E bukura dhe bisha” në “El Capitan Theatre”, në Los Angeles.

 

Para premierës, yjet e Hollywood-it kanë parakaluar në tapetin e kuq duke shkëlqyer me veshjet e tyre. Përveç kësaj, ata janë fotografuar edhe para një muri të mbuluar me kristale Swarovski, të cilët janë pjesë e linjës së re të gurëve të çmuar, frymëzuar nga “Beauty and The Beast”.

 

Padyshim, ajo që ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar ishte edhe “E bukura” Ema Watson, e cila është në rolin e vajzës që bie në dashuri me bishën. Ndërkohë të pranishëm ishin edhe Celine Dion, John Legend, Chrissy Teigen, Aubrey Plaza, Dan Stevens, Toni Braxton, Josh Gad, Matt Damon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *