Subscribe

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e dyshuar korruptive ku janë përfshirë 18 punonjës të burgut të Fierit, pas kallëzimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

 

Prokurori Bledar Valikaj ka arritur që të dokumentojë gjithsej 55 shkelje, ku janë përfshirë favorizime për dhënie amnistie, dhënie ditë pune ekstra, vlerësim sjellje fiktive etj…

 

 

Për të gjithë të arrestuarit organi i akuzës ka kërkuar arrest shtëpie. Mes tyre ka përgjegjës sektori të sigurisë, përfaqësues ligjor dhe social të institucionit, staf mjeksor si dhe gardianë.

 

 

Në dosje theksohet se janë konstatuar 19 raste ku të dënuarit vlerësoheshin për sjellje të mirë me fakte të rreme; 6 raste për lirim me kusht gjithashtu të pasqyruara me fakte dhe rrethana false, ndërsa 28 të dënuarve u janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive.

 

 

Ndër të tjera disa prej zyrtareve kishin vjedhur energjinë elektrike në biznesin brenda burgut.

 

 

Të arrestuarit akuzohen për falsifikim të dokumenteve, falsifikim të vulave dhe stampave, shpërdorim detyre, korrupsion si dhe vjedhe të energjisë.
Ndërkohë që vijojnë hetimet nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *