Subscribe

Doganat e mbyllën vitin 2021 me të ardhura rekord të mbledhura për shkak të sasisë së madhe të mallrave të importuara dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

 

Administrata doganore raporton se vitin e shkuar arkëtoi 24.1 miliardë lekë më shumë seç ishte planifikuar.

 

 

Sipas ekspertëve, kjo tendencë ishte e pritshme, për shkak të rritjes ekonomike 8.6% që karakterizoi 2021, sipas qeverisë, pasi dolëm nga një vit pandemik.

 

ENRIKO CEKO

EKSPERT PER EKONOMINE

“Pas ringritjes së ekonomisë për shkak të shtimit të veprimtarisë ekonomike të agjentëve ekonomikë, veprimtaria e Doganave është më intensive sepse subjektet kryesisht private, shtojnë veprimtarinë e eksport-importit. Gjatë 2020 niveli i prodhimit ra, edhe niveli i lëndëve të para në magazinë për të rifilluar procesin e prodhimit nga e para, kështu që kompanitë shqiptare u detyruan të shtojnë importet. Kjo është një nga arsyet kryesore pse kemi një volum më të madh importesh të mallrave gjatë kësaj periudhe.”

 

Importet e mallrave të akcizës, të tilla si karburante, cigare, kafe dhe birrë janë rritur me shpejtësi gjatë 2021, duke dhënë edhe ndikim pozitiv në të ardhurat doganore. Këto mallra kanë hyrë në vendin tonë me çmime më të rritura dhe duket se vala e shtrenjtimit do të na shoqërojë edhe në muajt e parë të këtij viti.

 

 

ENRIKO CEKO

EKSPERT PER EKONOMINE

“Ka një rritje të kërkesës për energji në përgjithësi, çmimet e karburanteve mendohet që gjatë shkurtit në tregjet ndërkombëtare, në bursë, të kapin edhe shifrën 100 dollarë. Më pas gradualisht nga mesi i marsit dhe deri në qershor të këtij viti çmimi i naftës bruto do të zbresë te 68 dollarë.”

 

Kjo tendencë në rritje u pasqyrua një ditë më parë edhe nga të dhënat e INSTAT për shkëmbimet tregtare, ku import-eksportet u kthyen në nivelet e parakrizës. Rritja parashikohet që të vijojë edhe përgjatë 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.