E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, shtyhet seanca për autorët e dyshuar

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Seanca e zhvilluar këtë të hënë zgjati rreth 60 minuta, por gjykata nuk arriti të marrë vendim për shkak të mungesës së avokatit të Leonidha Guçes, një prej të akuzuarve.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, kur gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim në themel apo do t’i kthehet Prokurorisë për plotësim të hetimeve.

Ngjarja lidhet me vdekjen e Egli Progës në Pogradec, e cila shkaktoi reagime të forta publike dhe debate mbi mënyrën e hetimit të saj.

Reklamë

Pas rreth dy vitesh, Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe e ka dërguar çështjen për gjykim për pesë persona.

Dy prej të akuzuarve ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët janë nën masën “detyrim paraqitje”, të akuzuar për moskallëzim krimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.