E enjte, 29 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Të afërmit e viktimave të Gërdecit vendosin lule në memorial, familjarët: Presim ende drejtësi

Me lule në duar dhe lot në sy, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit u mblodhën për të kujtuar të afërmit që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.

Si çdo 15 mars, ata vizituan memorialin e ndërtuar në Gërdec, ku vendosën lule.

Reklamë

Ferizan Durda, i cili humbi djalin 6-vjeç në shpërthimin tragjik, thotë se drejtësia ende nuk është vendosur.

“Drejtësi, atë që kemi kërkuar që ditën e parë, vetëm drejtësi, jo ofendime, na kanë vrarë shumë herë, kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë që seancat të bëhen rregullisht, ato zgjasin pafund, ka kaluar 2 vjet që jemi në ato procese, por po zvarriten. Ne jemi të gjithë në duar të gjykatave.”

Reklamë

Ai e kujton tragjedinë e Gërdecit si ngjarjen më të trishtë të jetës së tij, ndërsa përveç djalit, ai ka humbur edhe dy pjesëtarë të tjerë të familjes.

“Kam humbur djalin, kunatën dhe vjerrën. Djali im i vogël, 6 vjeç, në klasë të parë, doli të luajë me bicikletë, më është shkatërruar jeta. Isha shumë i gëzuar me familjen, me shtëpinë.”

15 marsi do të kujtohet gjithmonë si një ditë zie për familjarët e viktimave që la pas shpërthimi i fuqishëm i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë