E martë, 27 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tatimi i profesioneve të lira, Bardhi: Do e ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi, theksoi se grupi parlamentar i PD do të dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese ankimimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Sipas tij, qeveria favorizon oligarkët duke i taksuar 4 herë më pak se qytetarët e tjerë.

Reklamë

“Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë në GJK kërkesën”, tha ai.

Ai theksoi se vendi ka nevojë për një opozitë funksionale, por kjo po pengohet nga socialistët. Ai akuzoi mazhorancën se ka penguar funksionalitetin e opozitës në Kuvend.

Nga ana tjetër, ai theksoi se opozita vijon të jetë e gatshme për dialog me socialistët për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar në Kuvend./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë