Situata në dhomat e zhveshjes së Bayern Munchen është më e zezë se kurrë më parë. Tashmë me Tomas Tuchel që thjeshtë numëron ditët deri në fund të sezonit, dhe me një numër futbollistësh me valixhet në duar, gjigantët bavarezë duket se po kalojnë momentet më të këqija të dy dekadave të fundit, madje edhe më keq se në kohën e trajnerit Feliks Magath, apo Jurgen Klinsman.

Marrdhënia mes trajnerit dhe futbollistëve është me mjaft e tensionuar, ku Tuchel sëfundmi nuk është përmbajtur më dhe ka vendosur që për çdo rezultat zhgënjyes para tifozëve do të jenë vetë lojtarët që do të mbajnë përgjegjësi.

Sipas asaj që raporton “BILD”, Tuchel ua ka bërë të qartë lojtarëve se nga ky moment ata janë të vetmit përgjegjës për gjithçka ndodh, madje me tone të larta u ka thënë se për dëshirat e tyre mund t’i çojnë nga një biletë çdo trajneri që do të donin të kishin në të ardhmen.

“Tani mund t’i dërgoni biletën trajnerit që dëshironi t’iu drejtojë. Nga këtu e në fund përgjegjësia është e juaja”, mësohet t’i këtë thënë Tuchel lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Tomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit, të paktën kështu vendosi bordi i Bayern Munchen pak javë më parë, por nuk do të ishte aspak surprizë sikur aventura e tij në krye të bavarezëve të mbyllej menjëherë pas sfidës së kthimit me Lazion.

Në lidhje me zëvendësuesin e tij, emrat që qarkullojnë mbetën të njëjtë, nga Alonso te Mourinho e deri tek Zinedine Zidane, Antonio Conte apo një rikthim i mundshëm i njërit prej Flick dhe Nagelsmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *