Subscribe

Për prodhuesit e energjisë elektrike që e shesin këtë produkt në treg të lirë do të aplikohet taksa e jashtëzakonshme në masën 50% për të ardhurat shtesë të krijuara, për shkak të shtrenjtimit që pësoi çmimi i energjisë në bursa.

 

 

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend, taksimi do të kryhet për të ardhurat shtesë të krijuara mbi çmimin 8.5 lekë/këh. I quajtur ndryshe si kontributi i solidaritetit, ai do të derdhet në një llogari të veçantë të buxhetit të shtetit dhe do të përdoret për paketat sociale në ndihmë të qytetarëve.

 

XHELAL MZIU

DEPUTET I PD

 

“Ju këto para do ti përdorni pë zgjedhjet vendore, doni të mbushni arkën e shtetit, nuk dihet si do të procedohet, por thoni vetëm një fond i veçantë.”

 

Brenda datës 31 janar të çdo viti, prodhuesi i energjisë elektrike llogarit të ardhurat shtesë të vitit paraardhës dhe vetëdeklaron pranë administratës tatimore masën e kontributit të solidaritetit për t’u paguar. Pagesa e kontributit të solidaritetit bëhet e ndarë në dy këste, më 31 mars dhe 30 nëntor. Nëse prodhuesit e energjisë nuk zbatojnë afatin e pagesës së kësteve, do të gjobiten në masën 10% të shumës për t’u paguar.

 

 

Ky ligj do të zbatohet vetëm nëse çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 euro/MËh dhe në çdo rast, ai e humb efektin e tij në datën 31 dhjetor 2024.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *