Takimi Zelensky-Putin? Trump: Ata janë si vaji me uthullën, nuk shkojnë me njëri-tjetrin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili është nismëtari për një takim të mundshëm mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, Putin-Zelensky, e sheh të vështirë arritjen e këtij objektivi.
Gjatë një konference me gazetarët Trump ka bërë një metaforë ndërsa ka kraharusr ppresidentin rus, Vladimir Putin me atë ukrainas, Vvolodymir Zelensky, duke thënë se ata janë si vaji me uthullën me njëri-tjetrin.
“Do të shohim nëse Putin dhe Zelensky do të punojnë së bashku. E dini, është si puna me vajin dhe uthullën. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta,” u shpreh Trump.
Deklarata u dha pasi u përfol për një takim të mundshëm mes dy liderëve, si pjesë e një nisme për paqe në Ukrainë, pas bisedimeve të fundit që Trump ka zhvilluar me Putinin në Alaska.
Trump skeptik për përfshirjen e tij në një takim të tillë
I pyetur nëse do të marrë pjesë personalisht në një takim të mundshëm Putin–Zelensky, Trump la të kuptohet se nuk është i sigurt për rolin e tij në këtë iniciativë diplomatike.
“Nuk jam i sigurt nëse duhet të marr pjesë. Sinqerisht, do të preferoja të mos isha pjesë,” tha presidenti amerikan.




