E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 35 minuta më parë
Bota

Takimi i tensionuar me Trump në Zyrën Ovale, Zelensky: Kishin dorë rusët, ndikuan te amerikanët

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka folur edhe njëherë për incidentin që ndodhi mes tij dhe Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Zyrën Ovale.

Zelensky ka fajësuar rusët, duke thënë se ata kanë arritur që të ndikojnë mbi zyrtarët e nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë me revistën Time, presidenti i Ukrainës tha se Kremlini ka arritur me sukses të bindë anëtarët e administratës Trump që të besojnë narrativat e rreme rreth luftës.

“Unë besoj se Rusia ka arritur të ndikojë në disa njerëz në ekipin e Shtëpisë së Bardhë përmes informacionit. Sinjali i tyre për amerikanët ishte se ukrainasit nuk duan t’i japin fund luftës dhe duhet bërë diçka për t’i detyruar ata”, u shpreh presidenti i Ukrainës.

Më tej Zelensky iu referua gjithashtu konfliktit së tij në Zyrën Ovale me Trump dhe JD Vance muajin e kaluar, duke thënë se ai “ruajti dinjitetin e Ukrainës” gjatë debatit verbal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë